• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turneu “UEFA Development”, Shqipëria U-15 merr fitoren e tretë radhazi

29/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U-15 e vajzave mbylli me sukses turneun “UEFA Development” duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.

Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin 4-1.

Në këtë sfidë shkëlqeu Estela Gjoni e cila shënoi tre gola në pjesën e dytë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kejsi Bajraktari me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, që përfundoi drejt e në rrjetë. Për ekipin e Kosovës golin e vetëm e realizoi Erina Mehmeti.

Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Enola Tota (GK), Ajlina Berisha, Erbi Ismalaj, Sara Mezin, Tea Hasanaj, Elin Hasanaj, Egi Kuqja, Rukena Demushi (C), Estela Gjoni, Isabella Hoxha dhe Keisi Bajraktari.

Skuadra kuqezi dominoi lojën, duke zhvilluar një lojë të bukur dhe duke krijuar raste të shumta shënimi në të dyja pjesët.

Kombëtarja U-15 e vajzave e mbylli turneun me tri fitore në po aq ndeshje. 4-0 ndaj Moldavisë, 2-1 kundër Estonisë dhe 4-1 ndaj Kosovës. Ky turne u zhvillua në Shqipëri nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Next Post

Pogba dhe sportistë të tjerë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare: Po kryen një gjenocid në Gaza

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.