Çelsi vazhdon të kalojë një periudhë të errët dhe pas shpenzimeve të mëdha në merkato me pronarin e ri, Tod Bohli, teksa në Angli tashmë po përflitet për një shkarkim të mundshëm të Mauricio Poçetinos.
Për këtë gjë ka reaguar dhe bashkëshortja e Tiago Silvës, Bel, e cila ka kërkuar se klubi duhet t’i japë fund bashkëpunimit me argjentinasin.
“Është koha për ndryshim. Nëse pret më shumë, atëherë do të jetë shumë vonë”, shkruante në postimin e saj bashkëshortja e mbrojtësit brazilian të “Bluve”.
Një gjë të tillë e mbështetën dhe vetë fansat, të cilët ishin në të njëjtin mendim me Bel.
PANORAMASPORT.AL