• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Turpëruese’, Alexander Isak shpërthen pas humbjes me Kosovën: Jemi në krizë të plotë

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Liverpool-it dhe i kombëtares suedeze, Alexander Isak, ka reaguar ashpër pas humbjes 0-1 ndaj Kosovës në Stokholm, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, duke e quajtur paraqitjen e Suedisë “turpëruese” dhe duke pranuar se ekipi ndodhet në një krizë të thellë.

“Është për të ardhur keq. Turpëruese. Jam sërish i zhgënjyer,” – deklaroi Isak pas ndeshjes.

“Ne po luajmë shumë keq. As mënyra e lojës nuk funksionon dhe as individët nuk po japin maksimumin. Është një kombinim i gjithçkaje.”

Sulmuesi shtoi se skuadra ndien përgjegjësi të plotë për këtë situatë:

“Jemi shumë të pakënaqur si lojtarë. Dhe siç e kam thënë edhe më parë, marrim shumë përgjegjësi mbi vete. Shikojmë veten në pasqyrë, askush nuk e meriton aprovimin. As ne si lojtarë, as si ekip. Dhe, sigurisht, kjo përfshin edhe trajnerin dhe gjithë stafin.”

Isak pranoi hapur se situata është kritike:

“Është një situatë krize, kjo është e qartë. Nuk e di çfarë do të bëjmë, por është gjithçka shumë keq.”

Krizës suedeze i është shtuar edhe largimi i trajnerit Jon Dahl Tomasson, i cili u shkarkua nga Federata Suedeze të martën, pas rezultateve zhgënjyese në grup.

Pas katër ndeshjeve, Suedinë e gjejmë në vendin e fundit, me vetëm një pikë të fituar, ndërsa shpresat për një kualifikim përmes play-off-it mbeten minimale. Për të mbajtur gjallë çdo mundësi, suedezët duhet të fitojnë të dy ndeshjet e mbetura, duke shpresuar që Kosova t’i humbasë të dyja.

Një situatë dramatike për një kombëtare që dikur renditej mes më të fortave të Evropës, por që sot duket se ka humbur identitetin e saj.

Next Post

Tension në Kamerun pas barazimit ndaj Angolës – tifozët shpërthejnë kundër Samuel Eto’o

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.