Turp i madh në Hogosht, ndërpritet ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë, në takimin e javës së 24-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Kujt iu desh ky turp?
Disa lojtarë të Kikës e sulmuan gjyqtarin.
“Ndërpritet ndeshja KF Kika – FC Vushtrria
Në minutën e 83-të është ndërprerë ndeshja KF Kika – FC Vushtrria për arsye te disa sjelljeve jo sportive të lojtarëve të KF Kika ndaj referit kryesorë te ndeshjes.
Rezultati ishte 1:2 në favor të FC Vushtrrisë të cilët e përmbysen rezultatin me golat e Taulant Avdylit në minuten e 63 dhe Gentrit Ullurit në minuten e 80.
Presim për një vendim final për ndeshjen e sotme nga Federata e Futbollit të Kosovës”, shkruan në faqen e FC Vushtrrisë.