E pamundur të ndalen kaq shpejt. Turqia është padyshim një nga pretendentët më të mëdhenj për titullin europian në basketboll për meshkuj, dhe marshimi i tyre drejt finales vazhdoi.
Ndeshja çerekfinale u fitua me meritë, me klas dhe me lojë të vërtetë skuadres përballë një Polonie që ka qenë tepër serioze dhe e rrezikshme gjatë gjithë kohës në turne.
Turqit e trajnerit Ataman triumfuan 91-77 dhe sërish meritën kryesore e pati ylli numër 1 i ekipit, Alperen Shengyn.
Në moshën 23-vjeçare, ai vendosi rekordin e rëndësishëm duke u bërë më I riu lojtar që realizon një tripëll dabëll në Kampionatin Europian.
Talenti shtatlartë I Hjustonit në NBA shënoi 19 pikë, kapi 12 topa në tabela e shtoi 10 asiste.
Jo më kot, sezonin e kaluar në basketbollin amerikan pati mesataren 19.1 pikë, 10.3 topa në tabela e 4.9 asistë për ndeshje, dhe saktësi gati 50 për qind në gjuajtje.
Turqia, gjithsesi, ishte më shumë se një yll i vetëm. Dy lojtarët me origjinë shqiptare u paraqitën shumë. Tropojani Erxhan Osmani, titullar në pesëshen e parë, realizoi 10 pikë, kapi 5 topa në tabela e dha tre asiste.
Kenan Spahiu, lindur në Prishtinë, shënoi 11 pikën në vetëm 16 minuta e gjysmë në parket. Plot shtatë basketbollistë shënuan të paktën 10 pikë për Turqinë, që ka hedhur kandidaturën për t’u shpallur për herë të parë në histori kampione e Europës./abcnews.al