Thursday, 26. March 2026
Futboll

Turqia bën detyrën ndaj Rumanisë, Kosova mëson kundërshtarin nëse do të shkojë në finale (video)

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Turqia ka bërë detyrën ndaj Rumanisë, duke fituar 1-0 në gjysmëfinalen e luajtur në Stamboll. Turqia do të ndeshet në finalen e madhe me fituesin e çiftit Sllovaki-Kosovë.

Përsa i përket takimit të luajtur në Stamboll, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku pas një topi të mrekulleshëm të Arda Guler, ishte mbrojtësi Ferdi Kadioglu, i cili bëri më së miri në këtë rast rolin e sulmuesit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Turqia fiton 1-0 dhe tani mendon për finalen e fundit.

SHIKOGOLIN

Teilen: