Selektori i Turqisë, Vincenzo Montella duket se ka vendosur për formacionin me të cilin do të startojë kundër Kosovës.
Mësohet se Montella do ta bëjë vetëm një ndryshim nga formacioni që ishte paraqitur kundër Rumanisë, ndeshje të cilën Turqia e fitoi me rezultatin 1:0.
Ndryshimi i Montellas për duelin me Kosovën, do të jetë në mbrojtje, përkatësisht krahun e djathtë, ku në vend të Mert Muldur do të inkuadrohet Zeki Çelik.
Për dallim prej Turqisë, Kosova pritet të startojë me formacionin e njëjtë sikurse ndaj Sllovakisë, kundërshtarë që e mposhti në Bratislavë me rezultat 4:3.
Ndeshja Kosovë – Turqi, që i takon finales së “play-offit” për kualifikim në Botërorin e këtij viti, do të luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.