Friday, 27. March 2026
Sport

Turqia pa kapitenin kundër “Dardanëve”?

GS 27/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Turqisë mund të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Kosovës, të cilën e luan në Prishtinë.

Kosova dhe Turqia, të martën do të përballen në finalen e “play-offit” për kualifikim në Botërorin 2026, ndeshje kjo që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

E te Turqia mbetet në dyshim paraqitja e kapitenit, Hakan Calhanoglu, i cili është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit që drejtohet nga Vincenzo Montella.

Thuhet se Calhanoglu është lënduar në fitoren e Turqisë 1:0 ndaj Rumanisë, në gjysmëfinalen e luajtur në Stamboll, duke u detyruar të zëvendësohet në minutën e 85-të.

Sipas raportimeve, Calhanoglu ka pësuar një lëndim të ri, eventual në pulpën e këmbës derisa bëri një gjuajtje nga distanca kundër Rumanisë, ku pas së cilës u zëvendësua pak minuta më vonë.

Calhanohglu në fillim të këtij viti e pati pësuar lëndimin e njëjtë tek Interi, shkaku i të cilit qëndroi për më shumë se një muaj jashtë fushe.

Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet mungesa e 32-vjeçarit te Turqia, i cili këtë vit ka pasur vazhdimisht probleme me gjendjen fizike.

Teilen: