• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tuttosport: Debutim ëndrrash për Edon Zhegrovën te Juventus: “Start i furishëm në vetëm dhjetë minuta”

19/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta italiane Tuttosport e ka cilësuar debutimin e Edon Zhegrovës me Juventusin si një nga momentet më të veçanta të sezonit. Ylli nga Kosova, i cili nuk pritej të ishte as në listën e të grumbulluarve, arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes kundër Borussia Dortmund në vetëm pak minuta.

“Nuk ka lojtar me më shumë pritshmëri dhe ambicie të investuara mbi të. Zhegrova mori Juve me ‘stuhi’ për dhjetë minuta: mjaftuan që ta çonte një kundërshtar jashtë kohe dhe më pas të asistonte Vlahovicin për golin vendimtar ndaj Kelly. Çfarë nate kundër Dortmundit. Dhe sidomos për kosovarin,” shkruan Tuttosport.

Sipas mediumit italian, Zhegrova fillimisht nuk ishte i thirrur për ndeshjen, por në takimin e skuadrës erdhi surpriza e madhe: Igor Tudor i dha një fanellë për pankinën, duke i premtuar disa minuta nëse loja do ta lejonte. Dhe ashtu ndodhi. Me prekjen e parë, tifozët bardhezi u dashuruan menjëherë me të.

Fundi i makthit dhe fillimi i një epoke të re

Ky debutim nuk është vetëm një fillim i ri, por edhe fundi i një makthi për Zhegrovën, i cili rrezikoi të mos rikthehej në fushë pas një dëmtimi në ijë që i ndërpreu sezonin më të rëndësishëm të karrierës. Pas tetë golave në 21 paraqitje, ai nuk luajti më që nga dhjetori, duke u detyruar të kalonte edhe në operacion. Vetëm përmes një programi të veçantë rikuperimi, të ndërtuar me trajnerët Benet Tolaj dhe Ardian Sallahu, ai arriti të rifitonte formën dhe të përgatitej për një hap të madh në karrierë.

“Me stërvitje specifike në palestër dhe punë intensive në fushë, Zhegrova arriti të rifitonte ritmin dhe ta bindte stafin teknik të Juventusit. Përgjigjet e tij ishin të paparashikuara – dhe të gjitha pozitive,” thekson Tuttosport.

Një rikthim që u shndërrua në rilindje

Për Zhegrovën, minutat ndaj Dortmundit ishin më shumë sesa thjesht një debutim: ato shënuan një rilindje. “Në dhjetë minuta, ai arriti dy objektiva: të shihte sërish fushën dhe të ndjehej përsëri vendimtar,” përfundon shkrimi i gazetës italiane.

Next Post

SHRF Tiranë organizon festival futbolli për grupmoshën U-7 në ‘Shtëpinë e Futbollit’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.