• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U-19/ Kombëtarja do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Lihtenshtejnit në muajin gusht

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi Kombëtar U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit në muajin gusht.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy sfidave në datat 9 dhe 11 gusht.

Të dy takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e parë ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më 9 gusht, në ora 17:30, teksa përballja e dytë do të zhvillohet më 11 gusht, në ora 10:00.

Dy ndeshjet miqësore janë mjaft të vlefshme për skuadrën dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Julian Ahmataj, në kuadër të përgatitjeve që ekipi po zhvillon për eliminatoret e Kampionatit Europian “Rumani 2025”.

Kuqezinjtë janë shortuar në grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.

Shqipëria U-19 do të nisë grumbullimin më 5 gusht në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për dy sfidat miqësore ndaj Lihtenshtejnit.

Next Post

Benzema: Lojtarët ikin dhe vijnë, Reali do jetë gjithmonë në krye

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.