Thursday, 14. May 2026
Sport

U afrua në fushë për ta ngushëlluar, por Turam tallet me Lamine Jamal në rrjetet sociale: Një mision, ëh…

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Lamine Jamal ishte një nga më të mirët e Barcelonës në gjysmëfinalen kundër Interit.

JAMAL

Talenti spanjoll tentoi disa herë portën, por nuk arriti të mposhte portierin Zomer. Pas eliminimit nga Championsi, ai dukej totalisht i shkatërruar. Nga ana tjetër sulmuesi i Interit, Markus Turam u duk sikur iu afrua për ta ngushëlluar, por në rrjetet sociale është tallur. Francezi publikoi një foto duke shkruar me ironi:

“Një mision, ëh”, postimi që e shoqëroi së bashku me emoji që shfaqin lot nga e qeshura.

GqTIjb9WkAA8Pss

Ky postim nuk zgjati shumë në profilin e tij pasi e fshiu, por nuk arriti që të mos bëhej viral në rrjet.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: