Antony pretendon se është ‘akuzuar gabimisht’ për dhunë në familje nga ish-partnerja
Anësori i Manchester United, Antony, pretendon se është “akuzuar gabimisht” për dhunë në familje nga ish-partnerja e tij Gabriela Cavallin.
Cavallin, sipas gazetës braziliane ‘Globo Esporte’, paraqiti një raport policie në fillim të këtij muaji, duke akuzuar yllin e United për “dhunë në familje, kërcënim dhe lëndim trupor”.
Ajo pretendoi se Antony e sulmoi atë më 20 maj, një ditë kur braziliani luajti për United kundër AFC Bournemouth.
Raporti fillestar përmbante edhe “foto të gërvishtjeve dhe mesazheve kërcënuese”. Cavallin, një DJ dhe ndikuese, hodhi dritë mbi abuzimin e supozuar në një intervistë të fundit , në të cilën ajo pretendoi se lojtari kishte bërë kërcënime me vdekje ndaj saj.
Tashmë Antoni ka thyer heshtjen duke postuar një deklaratë në Instagram.
“Pasi dorëzova deklaratën time në komisariatin ku po kryhen hetimet me emrin tim, doja të flisja për herë të parë që kur u akuzova rrejshëm për sulm.
“Kam qëndruar në heshtje deri në atë moment që asgjë të mos ndërhynte në procesin e hetimit, por gjatë gjithë atyre ditëve unë dhe familja ime vuajtëm në heshtje. Pavarësisht se isha lindur dhe rritur në një komunitet shumë në nevojë, nuk kisha kaluar kurrë një situatë të ngjashme si kjo, në të cilën një akuzë e rreme për sulm rezultoi në një gjykim publik paraprak dhe të padrejtë nga ana e disave.
“Pas mbylljes së hetimeve do të vërtetohet pafajësia ime. [Jam] i sigurt se drejtësia do të mbizotërojë dhe dëmi i shkaktuar fillimisht në imazhin tim do të jetë në të kaluarën. Faleminderit për mesazhet e panumërta të mbështetjes në këtë kohë shumë të vështirë.”
Ndërsa Manchester United nuk i ka komentuar këto akuza./Lajmi.net/