Ish-mesfushori i Interit, Romës dhe Cagliarit, Radja Nainggolan, i cili u arrestua për trafik droge pak ditë më parë është liruar me kusht.
Pas daljes nga qelia Naingolan ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se arrestimi i tij është gabim.
“U mora në pyetje për katër orë. Më thanë se do ta kaloja gjithë natën në qeli; U dukej sikur kishin arrestuar Pablo Escobar. Unë nuk kisha lidhje me këtë çështje, mua më arrestuan vetëm se ishte i përfshirë një mik i imi. Nuk më bënin asnjë pyetje për drogën. Thjesht donin të dinin se çfarë marrëdhënieje kisha me këtë person”, tha ai.