Partizani njofton se mbrojtësi Carlos Martinez i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatullën e djathtë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Vllaznisë.
“Carlos Martinez kryen me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vllaznisë. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatullën e djathtë në ambientet e Spitalit Amerikan 3.
27-vjeçari së shpejti do të fillojë edhe fazën e rehabilitimit nën kujdesin e stafit mjekësor të ekipit.
FK Partizani i uron Carlos Martinez rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Teilen: