• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U dëmtua në ndeshjen Angli-Shqipëri, anësori lë grumbullimin e kombëtares

24/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia ka humbur shërbimet e Entoni Gordonit, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë të premten. Ylli i Njukasëllit zëvendësoi Markus Rashfordin në minutat e fundit, por mori një goditje në ijë dhe pas trajtimit të mjekëve shqetësoi kampin e “Tre Luanëve”.

Screenshot 2025-03-24 151334

*Foto amatore nga një moment gjatë ndeshjes Angli-Shqipëri(2-0)

Dhe të dielën erdhi edhe konfirmimi i tërheqjes së lojtarit për ndeshjen e sotme kundër Letonisë. Lajmi për dëmtimin e tij në ijë është gjithashtu një goditje për Edi Haun, pasi ai kërkon t’i udhëheqë “Magpies” drejt një vendi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari ka qenë shumë i rëndësishëm në suksesin e “Qymyrxhinjve” këtë sezon dhe shënoi në të dyja ndeshjet e triumfit të tyre gjysmëfinale të Kupës Karabao kundër Arsenalit, përpara se të humbiste fitoren historike të klubit në finale kundër Liverpulit për shkak të pezullimit.

Mbetet për t’u parë nëse Gordon do të jetë i disponueshëm kur Njukasëlli të luajë ndaj Brentfordit në “St James’ Park” më 2 prill.Screenshot 2025-03-24 151407PANORAMASPORT.AL

Next Post

Endrick: S’kam asnjë ankesë, të luash për Real Madridin është privilegj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.