Monday, 30. March 2026
Sport

U dëmtua në ndeshjen me Seltën, Vinicius mund të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

GS 28/08/2023 1 Min. Lesezeit

Problemet fizike nuk po kanë fund në radhët e Real Madrid.m,.k

I dëmtuari i radhës është Vinicius Zhunior. Braziliani ndjeu një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë në transfertën ndaj Selta Vigos dhe u zëvendësua në minutën e 18-të për të mos rrezikuar.

Në fillim u mendua si një dëmtim i lehtë dhe kalimtar, por dy ditët e fundit kanë treguar se dëmtimi është më serioz nga sa parashikohej.

Kështu braziliani mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në 6 javë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: