• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U dëmtua në stërvitjen para finales, mesfushori i Realit do të qëndrojë 2 muaj jashtë: Kthehem më i fortë

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit ka humbur për 6 deri në 7 javë shërbimet e mesfushorit të vet, Eduardo Kamavinga.

KAMAVINGA

Francezi pritej të ishte titullar në finalen e Superkupës së Europës, por ai është dëmtuar në seancën stërvitore në stadiumin “Nacional” të Varshavës. Ai ka pësuar një dëmtim në gju dhe fillimisht u mendua më e keqja. Megjithatë, siç ka bërë me dije klubi madrilen, francezi ia ka hedhur paq, duke qenë se dëmtimi i tij më pak serioz nga çfarë mendohej paraprakisht. Për fatin e mirë të tij dhe të vetë Reali, Kamavinga nuk ka këputje të ligamenteve të gjurit, por vetëm një ndrydhje.

Sipas informacioneve të dhëna nga stafi mjekësor i Realit të Madridit, mesfushori do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për 6-7 javë dhe nuk do të kthehet në fushë para tetorit. Ai pritet të humbasë 12 ndeshje deri atëherë, duke nisur me Superkupën e Europës, 9 takime në La Liga dhe dy ndeshje në Champions. Pas ekzaminimit dhe daljes së analizave, Kamavinga ka reaguar në rrjetet sociale duke premtuar një rikthim të shpejtë në fusha.

“Jam i zhgënjyer që pësova këtë dëmtim që më bën të humbas fillimin e sezonit. Do të punoj shumë për t’u rikthyer së shpejti”, ka qenë mesazhi i Kamavingës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti i lumtur me fitoren e Realit në Superkupën e Evropës: Atalanta na bëri të vuajmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.