Milani arriti të koleksionojë një fitore tepër të rëndësishme përballë Kaljarit me shifrat e thella 5-1 brenda në “San Siro”. Kjo ishte fitorja e parë e kuqezinjve pas 6 ndeshjesh, dhe më shumë se një muaji.
“Djalli” dukej që po kalonte një moment tepër të keq, por me këtë fitore, kthen kokën lart dhe shikon përpara, duke qenë se këtij sezoni po i vjen fundi dhe duhet të fokusohen në tjetrin që po vjen. Autori i golit të parë, dhe ai që hapi sfidën ishte Ismail Benaser. Algjeriani arriti të shënonte në minutën e 35-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Piolit. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori dha një intervistë për “DAZN”, ku tha se Milani tashmë është rikthyer:
“Një muaj pa fitore? Ishte një muaj i vështirë. Ne duhej të reagonim dhe sonte e bëmë. Ne duam të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Sezoni nuk ka përfunduar ende. Kur luan, gjithmonë duhet të besosh në Milano, ka pasur një atmosferë të çuditshme, por ne jemi një familje.
Është nder ta vesh këtë fanellë. Unë gjithmonë jap gjithçka në fushë për ekipin. Ky gol është një shpërblim për atë që bëj.
Ishte pak e vështirë sepse pati pak zhgënjim, por duam të përfundojmë mirë.
Ne punojmë. Ne jemi të gjithë një ekip dhe e respektojmë shumë trajnerin Ne luajmë për Milanin dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të bërë mirë në fushë.”
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL