• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U diagnostikua me linfomën e Hodgkin, 25-vjeçari heq dorë nga futbolli i luajtur

23/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Salva Ferrer, ish-mbrojtësi i Specia në Seria A, paralajmëroi fillimin e një rrugëtimi shumë të komplikuar larg fushës, duke hequr dorë nga futbolli i luajtur. Një dramë për 25-vjeçarin spanjoll, i cili së fundmi ishte pjesë e Anorthosis në Qipro. 

 serie a

“Jam diagnostikuar me limfomën Hodgkin (formë tumori) dhe do të filloj trajtimin mjekësor në javët e ardhshme. Nuk mund ta mohoj që ishte një goditje shumë e rëndë si për mua ashtu edhe për familjen time. Por prognoza është pozitive dhe shpresoj të kem një rikuperim të shpejtë.  

Shpresoj të rikthehem në lojë e të shijoj gjithçka tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Jam shumë i qartë se për të luftuar kundër kësaj sëmundjeje, frika nuk bën punë”, shtoi lojtari i lindur në vitin 1998, i cili mbërriti në Liguria në vitin 2019 dhe është ende në pronësi të Specia. 

Klubi italian i Spezia, në rrjetet sociale, tregoi afërsinë me mbrojtësin e djathtë, me kontratë deri në vitin 2025. Ligurët në profilin e tyre në Instagram nuk kanë hezituar të mbështesin Ferrer:  

“Për katër sezone luftove si një shqiponjë e vërtetë për të nderuar fanellën tonë – shkruhet në njoftim -. Gëzuam, u përqafuam dhe qamë së bashku. Ne e dimë mirë forcën tënde dhe jemi të sigurt se edhe në këtë rast do të arrish të dalësh fitimtar! Forca Salva! Jemi të gjithë me ty!”. 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kampioni evropian e botëror vdes gjatë luftimeve në Ukrainë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.