Friday, 21. August 2026
Sport

U duk sikur përfundoi gjithçka, merr kthesën e fortë marrdhënia mes Lazios dhe Hysajt

GS 04/01/2025 1 Min. Lesezeit

Kur dukej se gjithçka kishte marrë fund, marrdhënia mes Lazios dhe Elsedid Hysaj merr një tjetër kthesë të fortë.

Elseid Hysaj i cili u la jashtë skuadrës për ndeshjet e Serie A, mund të rikthehet për fazën e dytë, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që ka në skuadrën bardhekaltër.

Drejtuesit e Lazios po mendojnë që të rikthejnë në skuadrë Hysajn, pasi gjendja në prapavijë është mjaftë e rënduar.

Kujtojmë që për prej gushtit e deri tani Hysaj ka luiajtur vetëm një ndehsje zyrtare me Lazion, atë të Kupës, ku edhe u vlerësua si më i miri.

Teilen: