• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U godit me thikë gjatë sherrit me fqinjët, ja si është gjendja e babait të Yamal

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, nuk është në rrezik për jetën. I goditur me thikë dje në një park makinash në Mataró, një komunë në provincën e Barcelonës, ai u shtrua menjëherë në spitalin “Can Ruti” të Badalona. Megjithatë, prognoza e tij shëndetësore mbetet serioze.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat iberike, sulmi ka ndodhur pas një sherri me fqinjët në lagjen “Rocafonda”. Gjithçka sugjeron për larje hesapesh, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Kërkimi për një person të katërt të përfshirë në këtë incident vazhdon.

Debati me fqinjët është filmuar në një video, që tashmë është bërë “virale”. Në video mund të shihni se si Nasraoui përpiqet të mbrohet, me ndërhyrjen e policisë. “Më kanë kapur dhe më kanë hedhur në tokë”, – dëgjohet të thotë ai në polici.

Disa orë pas goditjes me thikë dhe frikës së pashmangshme brenda familjes “Yamal”, vetë Lamine, i qetësuar për gjendjen e babait të tij, ka qëndruar në shtëpi me Alejandro Echevarría, njeriun e besuar të Joan Laporta, i cili e ka ndjekur nga afër historinë për të ndihmuar familjen e lojtarit të ri, që është vetëm 17 vjeç.

Next Post

Sergi Roberto refuzon MLS dhe Arabinë Saudite për elitën europiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.