Mesfushori i Milanit dhe i Holandës, Tijjani Reijnders foli për mediat pas fitores së kombëtares së tij ndaj Rumanisë në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Holanda e eliminoi sot Rumaninë nga Euro 2024 duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0, raporton KosovaPress.
Pas ndeshjes, Reijnders tha se Holanda u hakmor sot për humbjen në ndeshjen e fundit kundër Austrisë.
“Mendoj se u hakmorëm për ndeshjen e fundit kundër Austrisë dhe treguam atë që kemi vërtet. Ne kishim disa fjalë në dhomën e zhveshjes pas asaj disfate, dhe sot donim të tregonim se çfarë niveli mund të arrijmë. Ishte një shembull i mirë i asaj që ne mund të bëjmë”, tha Reijnders.