Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Serinë A, ku pak ditë pasi Roma shkarkoi Daniele De Rosin nga drejtimi i skuadrës dhe ia besoi atë Ivan Juriç, administratorja e përgjithshme, Nina Suluku, ka dhënë dorëheqjen.
Kjo e fundit, jo për çështje sportive, por për shkak të kërcënimeve me vdekje që ka marrë nga tifozët e tërbuar të Romës të cilët nuk kanë kapërdirë mënyrën se si është trajtuar ish-kapiteni i verdhekuqve. Tifozët cilësonin si fajtore pikërisht Suluku, duke vlerësuar atë si personin që kishte marrë vendimet pasi familja Fridkin ia kishte deleguar asaj plotësisht kompetencat.
Kërcënimet e shumta të tifozëve kishin frikësuar greken e cila ka dy fëmijë të vegjël, 3 dhe 8 vjeçarë. Ajo ka kërkuar mbrojtje nga policia dhe në ditët e fundit është shoqëruar kudo nga një automjet i forcave të rendit. Megjithatë, situata nuk mund të vazhdonte pafundësisht, ndaj ajo ka marrë vendimin dhe sot ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme, duke u larguar përfundimisht nga klubi verdhekuq.
PANORAMASPORT.AL