Ish futbollisti i njohur i Tiranës, Indrit Fortuzi u detyrua të largohej 9 vite më parë nga Shqipëria, për shkak të borxheve të krijuara nga varësia që kishte për lojërat e fatit.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Fortuzi u shpreh se tanimë i ka shlyer të gjitha borxhet dhe se ka filluar një jetë të re në Kanada, pasi gjeti forcë për ta kaluar situatën e vështirë në të cilën ndodhej.
Pas kryerjes së disa punëve të rëndomta, tanimë Fortuzi ka kapur një biznes të tij.
“Nuk është diçka e lehtë, nuk e kam pasur të lehtë. Kisha filluar një varësi ndaj bixhozit, isha munduar ta lija në Shqipëri, por ishte e vështirë. Vendosa të largohesha me familjen, e dyta më kryesore ishte të mos humbja as familjen. Nuk jam as i pari, as i fundit. Pata fatin që u largova, me ndihmën e familjen e kalova. Kam qenë në gjendje stresi, gjendje paniku. Kur erdha në Kanada, mbase më dha më tepër forcë. Një nga arsyet pse nuk u shfaqa gjatë, kisha 9 vjet pa ardhur, desha të paktën të vija dinjitetin tim në vend. Kam qenë 10 ditë më parë, para se të fillonte kampionati evropian. Ndenja një javë, pastaj shkova me ekipin kombëtar, pashë të 3 ndeshjet e Shqipërisë. Kur fillon me punët nga më fillestaret, fillova si fillim në një guidë, kam punar si pastrues. Ka pasur periudha të ndryshme. Pas disa kohësh, marrjes së dokumentave, kam hapur një biznes timin. Nuk do t’i kisha bërë ato punë po mos të kisha hall. Janë disa gjëra që të japin edhe forcë. Ka pasur momente, por këtu ka edhe një favor, nuk është kollaj të luash. Nëse ke pak forcë, i përkushtohet punës, do ta luftosh, është më kollaj se në Shqipëri. E shoh futbollin si hobi. Çdo ves është i vështirë për t’u lënë. Të marrëesh vendime fatale, duhet të jesh trim. Nuk kam shkuar deri në atë pikë”, theksoi ai./abcnews.al