Rafel Guerreiro ka surprizuar jo vetëm tifozët e Bajernit në prononcimin e fundit për shtyp, teksa ka rrëfyer se largimi nga Borusia Dortmundi nuk gjen shkas nga dëshira e tij, por si rezultat i kushteve të paplotësuara nga bordi i verdhezinjve.
“Dëshira ime ishte të vazhdoja me Dortmundin edhe pas sezonit të shkuar, por rruga mori kthesë si rezultat i faktorëve të ndryshëm, kështu që zgjodha Bajernin si ekipin më të përshtatshëm për të vijuar aventurën si futbollist, marrë në konsideratë ambicien time dhe të bavarezëve. Tomas Thuel dhe Zhoao Kanselo luajtën rol kryesor që unë të vija këtu në Mynih”, tha shkurtimisht 29-vjeçari portugez.
Në raportimet e “Bild” ceket se Rafaeli i kishte kërkuar kontratë 3-vjeçare verdhezinjve, por që nuk mori miratim nga bordi i nënkampionëve të Bundesligës. Pikërisht kjo ishte nyja përçarëse e bashkëpunimit.
Mbetet e paqartë se çfarë qasje do të kenë te tifozët e Bajernit frazat e Guerreiros, i cili ka firmosur për 3 vjet me rekordmenët dhe shikohet si opsion jo vetëm nga korsia e djathtë e mbrojtjes, por edhe në linjën e mesfushës.
PANORAMASPORT.AL