• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U largua nga loja në minutën e 19-të, mësohet shkalla e lëndimit të Berat Gjimshitit

05/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Berat Gjimshiti ka luajtur vetëm 19 minuta në sfidën e fundit të xhiros së 14-të në Serie A, ku Atalanta ishte mysafirë i Torinos.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare bëri shenjë nga banka rezervë për zëvendësim pasi kishte probleme muskulore dhe doli nga fusha në minutën e 19-të.

Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit ka luajtur me rregullsi në radhët e Atalantës dhe është kthyer në një nga pikat kyçe të prapavijës së këtij ekipi, pa harruar këtu faktin që është bërë në këto muaj edhe lideri i Kombëtares shqiptare.

Mediat italiane kanë zbuluar se lëndimi që detyroi daljen nga fusha të Gjimshitit është një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së sotme për të përcaktuar edhe terapinë e rikuperimit.

Gjithnjë sipas mediave në Itali, mbrojtësi shtatlartë pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 15 ditë.

Next Post

U kurorëzua me çmimin “Golden Boy”, Bellingham: Real Madrid është skuadra më e mirë në botë, Rooney idhulli im

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.