Friday, 13. February 2026
Formula 1

U largua nga Red Bull pas sezonit të dështuar

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Serxho Perez është drejt një rikthimi të bujshëm në Formula 1 vetëm dy muaj pasi kishte lajmëruar largimin nga Red Bull.

Meksikani ishte protagonist i një sezoni të dështuar duke përfunduar 224 pikë pas kampionit të botës njëkohësisht shokut të skuadrës, Maks Vershtapen.

Paraqitjet e tij i kushtuan shumë skuderisë së Red Bull, e cila edhe pse shpalli holandezin kampion bote nuk arriti që të fitonte titullin e konstruktorëve.

Por këto rrezultate nuk kanë trembur “Cadillac Team”, e cila është gati të futet në garat e Formulës 1 pas partneritetit që lidhi me General Motors duke u bërë kështu skuadra e 11-të, e cila futet në garë.

Teilen: