Sunday, 26. April 2026
Sport

U lëndua në Turqi, operohet Valmir Veliu i Llapit

GS 01/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Llapit, Valmir Veliu ka operuar gjurin dhe do t’i mungoj skuadrës për një kohë të gjatë.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar se Veliu intervenimin kirurgjik në gjurin e këmbës së djathtë në spitalin “Royal Medical” nga Dr. Qerim Kida.

”Lëndimi i Veliut ndodhi në fazën përgatitore në Antalya gjatë seancave stërvitore, ku pas kthimit në Kosovë ai iu nënshtrua kontrollave mjekësore.
Aty u konstatua se Veliu ka pësuar rupturë të ligamentit ACL dhe që nuk do mund t’i shpëtonte dot operimit.”, thuhet në njoftim.

Teilen: