Lacio mundi Napolin në mesjavë dhe e eliminoi nga Kupa e Italisë. Sot, skuadra e Antonio Kontes ka mundësinë të hakmerret në kampionat, në përballjen e dy ekipeve në Serinë A.
Pikërisht Konte ka vendosur të ndryshojë plotësisht, duke lënë jashtë 11 titullarët e ndeshjes së Kupës, për t’i bërë vend edhe një herë emrave të zakonshëm në radhët e skuadrës së tij. Ndërsa Baroni i Lacios aktivizon Marusiç në të djathtën e mbrojtjes, me Dia në mbështetje të Kastejanos në sulm.
FORMACIONET ZYRTARE
Napoli (4-3-3) – Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Buonxhorno, Olivera; Anguisa, Lobotka, MekTominej; Politano, Lukaku, Kvaratskhelia.
Trajner: Antonio Konte
Lacio (4-2-3-1) – Provedel; Marusiç, Gila, Romanjoli, Tavares; Dele-Bashiru, Guenduzi; Isaksen, Dia, Zakanji; Kastejanos.
Trajner: Marko Baroni
PANORAMASPORT.AL