Sporti dhe akademia shqiptare janë tronditur nga një lajm i hidhur. Ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni, një nga emrat e njohur të edukimit fizik, sportit dhe administrimit sportiv në vend.
Pogoni u nda nga jeta pak orë më parë në Vlorë, si pasojë e një infarkti (sulmi në zemër), duke lënë pas një karrierë të gjatë të ndërtuar mes auditorëve universitarë, fushave sportive dhe institucioneve drejtuese.
Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte anëtar i Senatit Akademik të këtij institucioni.
NEWS Çfarë sikleti në ceremoninë e trofeut, Trump tenton të jetë në foto…Rodri e largon (Video)Me një formim të gjerë akademik, Doktor Shkencash dhe me katër diploma universitare, Artan Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të shkencave të sportit, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv, metodologjisë së stërvitjes dhe edukimit fizik.
Ai ishte autor i 12 publikimeve shkencore dhe dy teksteve universitare, ndërsa kishte kontribuar edhe në projekte ndërkombëtare akademike përmes programeve Tempus dhe Erasmus+, duke promovuar shkëmbimin e eksperiencave dhe modernizimin e sportit shqiptar.
NEWS Irani reagon zyrtarisht për herë të parë për pjesëmarrjen në Botëror, ja çfarë vendimi kanë marrëPërtej karrierës akademike, Pogoni ishte i angazhuar drejtpërdrejt në sportin elitar. Ai ka qenë drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitet e fundit ishte një nga figurat drejtuese të Barleti Volej, ku ka kontribuar edhe si trajner i ekipit të femrave.
Emri i tij ishte i pranishëm edhe në debatet publike për problematikat e sportit shqiptar, ku shpesh ka ngritur shqetësime për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të federatave sportive.
NEWS Bota e boksit në shok, Joshua katër herë në tapet përballë Kristian Prengës!Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet një pedagog, studiues dhe kontribues të rëndësishëm të sportit. Kolegë, studentë dhe sportistë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një profesionisti që për shumë vite punoi për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Artan Pogoni do të kujtohet si një nga zërat e rëndësishëm të lidhjes mes shkencës dhe sportit në Shqipëri./Top Channel