• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U nderuan dy ikonat e KF Prishtina, Rama-Domi

03/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në stadiumin e Flamurtarit në kryeqytet është organizuar turneu përkujtimor “Rama-Domi” në konkurrencën e veteranëve nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, e ku i pranishëm ishte edhe i pari i kryeqytetit Përparim Rama dhe anëtarët e KE të FFK-së.

Ky turne u mbajt për të nderuar dy emrat e ndritshëm të generatës së artë të KF Prishtina në fillim të viteve të 80-ta, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët ndërruan jetë në kulmin e karrierës së tyre pas një aksidenti në trafik, shkruan FFK, përcjell lajmi.net.

Ngjarja e cili solli emocionet, respektin dhe nostalgjinë për dy ikonat e futbollit kosovar mblodhit ekipet e veteranëve të KF Prishtinës, KF Vëllaznimit, KF Lirisë dhe KF Dukagjinit.

Pas ndeshjeve mjaft interesante dhe me rivalitet në fund fitues i turneut doli ekipi i veteranëve të KF “Dukagjini”, megjithëse e rëndësishme në këtë ditë ishte respekti dhe nderimi për dy figurat e shquara të futbollit kosovar.

Ky turne dëshmon se emrat e dy legjendave do të mbeten të paharruara dhe një shenjë e përbashkët e respektit për historinë e pasur të futbollit kosovar. /Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ Përmbysje dramatike, një danez i dhuron 3 pikë të arta Romës ndaj Sasuolos së Bajramit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.