• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘U përdor imazhi i tij për të tërhequr kapital’, si u padit Andres Iniesta për mashtrim në Peru

11/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andres Iniesta nën hetim në Peru për dyshime mbi mashtrim financiar: Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Republikës së Perusë për një rast të dyshuar mashtrimi financiar që arrin në rreth 600 mijë dollarë (afërsisht 518 mijë euro).

Sipas mediave peruane, hetimi ka nisur pas një padie të paraqitur kundër kompanisë Never Say Never (NSN) Barcelona dhe degës së saj NSN Sudamérica, të themeluara nga Iniesta me qëllimin për të organizuar evente argëtimi në Amerikën e Jugut, si ndeshje futbolli dhe koncerte.

Disa sipërmarrës pretendojnë se kanë investuar në disa projekte të premtuara nga kompania, të cilat në pjesën më të madhe nuk janë realizuar. Njëri prej tyre, Emilio Lozano, ka deklaruar se imazhi dhe reputacioni ndërkombëtar i Iniestës janë përdorur si “kurth për të tërhequr kapital nga biznesmenët peruanë”, me premtimin se fondet do të investoheshin në evente madhështore që në fund nuk u zhvilluan.

Nga gjashtë aktivitetet e planifikuara, vetëm një është mbajtur dhe ka përfunduar me humbje, ndërsa kompania më pas ka shpallur falimentin, duke lënë pas borxhe të mëdha dhe fonde të zhdukura, që sipas padisë janë transferuar në “llogari jashtë vendit”.

Megjithatë, burime pranë Iniestës dhe NSN-së i kanë thënë televizionit laSexta se ish-mesfushori spanjoll dhe kompania e tij janë “palë të dëmtuara” në këtë çështje. Ata pretendojnë se dega peruane është menaxhuar nga “persona të papërshtatshëm”, të cilët kanë shkaktuar dëm si për kompaninë ashtu edhe për investitorët lokalë.

Në një deklaratë zyrtare, Never Say Never ka mohuar çdo akuzë, duke e cilësuar këtë çështje si “përhapje të qëllimshme të informacionit mashtrues” që synon të përfitojë nga fama e një personazhi publik si Iniesta.

Hetimet e autoriteteve peruane janë ende në zhvillim dhe mund të çojnë në një proces penal në javët e ardhshme. Deri më tani, Andres Iniesta nuk ka bërë asnjë koment publik mbi ngjarjen.

Next Post

Frenkie de Jong: Kam ende punë për të bërë, sepse nuk kam fituar Champions-in

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.