Alfonso Dejvis e ka nisur me këmbën e duhur sezonin e ri me Bajernin. “Raketa” kanadeze regjistron 7 prezenca në total, teksa ka shërbyer me 3 asiste. Merkaton që u mbyll emri i tij u laku shpeshherë në Madrid.
Reali e shikon si pasuesin e denjë të Ferland Mendisit nga korsia e majtë, duke i dhënë më tepër shpejtësi krahut dhe lojës ofensive.
Kontrata me rekordmenët e Gjermanisë Dejvisit i skadon në vitin 2025, por “Bayern Insider” ka zbuluar një prapaskenë interesante, teksa e bën fakt të kryer se Real Madridi do të tentojë me të gjitha forcat për të marrë Alfonso Dejvisin në merkton e dimrit.
Bajerni ishte pranë marrëveshjes së re me 22-vjeçarin, por shkarkimi i Salihamixhiçit i la përgjysmë negociatat dhe prej asaj periudhe ato nuk janë vendosur më në “shina”.
PANORAMASPORT.AL