Reali i Madridit e mbylli me barazim sezonin dhe tashmë do të marrin pushimet përpara se të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Kryefjalë te madrilenët gjithashtu ka qenë dhe Karlo Ançeloti, i cili u përfol për një kalim të mundshëm te Brazili.
Gjithsesi ai ka zgjedhur që ta konfirmojë vetë të ardhmen e tij në intervistën pas ndeshjes, duke u shprehur se do të jetë pjesë e Realit.
“Unë do të qëndroj te Reali i Madridit, është 100% e sigurt”, ishin fjalët e italianit.
PANORAMASPORT.AL