• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U përfol se do të mungojë në finale, reagon mbrojtësi i Sitit pas dëmtimit: Thjesht po plakem

08/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajl Uoker, ka qetësuar tifozët e “qytetarëve” në lidhje me dëmtimin e tij në shpinë, i cili e la jashtë stërvitjes ditën e martë, ndërsa skuadra nisi përgatitjet për finalen e Champions-it kundër Interit.

uoker

33-vjeçari pati një shqetësim të lehtë dhe u zëvendësua në minutën e fundit të finales së Kupës FA të shtunën. “Jam mirë, thjesht po plakem”, tha mbrojtësi i djathtë për “Sky Sports”.

“Jam shumë mirë, thjesht ishte një ditë ekstra rikuperimi”. “Unë kam luajtur shumë minuta gjatë javëve të fundit, kështu trajneri vendosi që unë të qëndroj jashtë kësaj seance. Jam mirë. Nuk do ta humbas finalen e Ligës së Kampioneve për asgjë”, tha anglezi, i cili përcolli mesazhin e trajnerit Guardiola për tripletën, duke thënë se Siti duhet të bëjë ndeshjen më të mirë ndaj Interit dhe asgjë nuk do t’u dhurohet në Stamboll:

“Nuk është thjesht shfaqu në fushë dhe Mançester Siti do të fitojë tripletën. Interi nuk ka ardhur këtu me fat. Ata kanë mbërritur në këtë finale duke mbrojtur mirë dhe duke u kualifikuar. Ne duam të shkojmë atje dhe të fitojmë, por unë nuk mendoj se do të jetë një ndeshje aq e lehtë sa njerëzit po e bëjnë. Është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta futboll”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dembele mbetet te Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.