Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar lëndim sot në ndeshjen finale te play-offit që Melbourne City po e luan ndaj Central Coast.
Berisha ishte titullar, por u detyrua të largohet nga fusha në munutën e 22-të pas një përplasje që pati me portierin serb, Danny Vukovic, shkruan Lajmi.net
Nuk dihet ende shkalla e lëndimit që ka pësuar mesfushori kosovar.
Kujtojmë që gjatë këtij muaji Kombëtarja e Kosovës do t’i luaj dy ndeshje dhe në rast se Berisha ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë, do t’i mungoj ekipit “Dardan”../Lajmi.net/
⏱️ 22’ | Berisha is forced off with injury following a big collision with Vukovic. 😔
⏫ van der Venne
⏬ Berisha#ALeagueGF | #MCYvCCM | 💙 0-1 🟡 pic.twitter.com/5nv5Nisowh— Melbourne City FC (@MelbourneCity) June 3, 2023