• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U pezullua 2 vjet nga futbolli për doping, Papu Gomez: Kam pirë shurupin e djalit për kollën

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Rrufe në qiell të hapur” për argjentinasin Papu Gomez! Në moshën 35-vjeçare, pasi kishte fituar Kupën e Botës me Argjentinën në Katar dhjetorin e kaluar,ai po përgatitej të varte këpucët në gozhdë duke u transferuar nga Sevilja tek Monza në verë, por së fundmi e gjeti veten në telashe të mëdha. 

PAPU GOMEZ

Karriera e tij duket se do të përfundojë me turp pasi rezultoi pozitiv në testin e dopingut të kryer në tetor 2022 (ndërsa ende luante për Seviljan).

Substanca e gjetur në trupin e tij ishte terbutaline, ndërkohë që Gomez, prej saj po përballet me një ndalim prej dy vitesh nga organi qeverisës botërore të futbollit. Megjithatë ai këmbëngul se është i pafajshëm dhe pritet të apelojë. 

“Nuk kam përdorur asnjëherë dhe as nuk kam pasur qëllim të përdor ndonjë substancë për të përmirësuar performancën time”, deklaroi Papu Gomez, kur u pyet se si u gjet terbutalina në trupin e tij, ai shpjegoi: 

“Në atë kohë djali im ishte i sëmurë dhe po merrte një shurup për kollën dhe unë duhet ta kem marrë gabimisht në një moment. Por përdorimi terapeutik i terbutalinës lejohet te sportistët profesionistë dhe në asnjë rast nuk përmirëson performancën atletike.

Gomez tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi i nxituar i FIFA-s dhe duke shtuar se nuk e meriton një fund të tillë, ai po përgatit lëvizjet e tij të ardhshme ligjore. 


View this post on Instagram

A post shared by ıllıllı Papu Gomez ıllıllı (@papugomez_official)

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arsenali ringjall interesin për Douglas Luizin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.