Friday, 13. March 2026
Euro 2024

U pezullua katër vite për doping, Pogba “grumbullohet” nga Franca

GS 01/07/2024 1 Min. Lesezeit

Pol Pogba dhe Blejz Matuidi do të takojnë ditën e sotme ish-shokët e skuadrës në përfundim të ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës.

Pogba, i cili nuk luan futboll prej gushtit të vitit të kaluar pasi është gjendur pozitiv në kontrollet anti-doping, ka lënë shtëpinë e tij në Torino dhe ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Kjo lëvizje e stafit teknik të Francës nuk është rastësore pasi të dy personat në fjalë kanë qenë lojtarët ku u bazua suksesi i transalpinëve në Botërorin “Rusi 2018”.

Teilen: