Friday, 6. March 2026
Sport

U pickua nga një merimangë, shoku i ri i Mesit përfundon në spital

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i Inter Majemit, Nik Marsman prej tre ditësh ndodhet në spital pasi u pickua nga një merimangë helmuese gjatë një vizite në kopshtin zoologjik. Incidenti u bë i ditur nga gruaja e tij, Natalie den Deker.Collage Maker-22-Jun-2023-10-05-PM-8083

“E keqja e të jetuarit në një klimë tropikale është kur shkon në kopshtin zoologjik dhe pickohesh nga një merimangë helmuese”, ka shkruar ajo nën fotot e Marsman në spital.

Holandezi është pjesë e ekipit që nga viti 2021 teksa sezonin e ardhshëm ai do të ketë për shok skuadre futbollistin e njohur argjentinas, Lionel Mesi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: