Tuesday, 19. May 2026
Sport

“U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël”, futbolli kosovar në zi

GS 10/11/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i Malishevës, përmes një komunikate ka njoftuar për ndarjen nga jeta të futbollistit tepër të re, Drinor Fitim Berisha.

Drinori ishte futbollist i grupmoshave të reja të shkollës se futbollit të Malishevës.

“Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari

U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël”, shkroi klubi i Malishevës./h.ll/abcnews.al

Teilen: