Monday, 4. May 2026
Sport

U prezantua te Fenerbahçe, Bonuçi paralajmëron tifozët: Sezoni im i fundit

GS 12/01/2024 1 Min. Lesezeit

Në të njëjtën kohë me zyrtarizimin e Fenerbahçes për blerjen e tij, Leonardo Bonuçi ka dashur t’u thotë lamtumirë tifozëve të Union Berlin pas disa muajsh.

bonuci

Mbrojtësi u transferua në kryeqytetin gjerman në ditën e fundit të merkatos së verës, duke i dhënë fund periudhës së tij pas vetëm 10 paraqitjeve dhe largimit nga të gjitha garat europiane.

Italiane shkroi në rrjetet e tij sociale: “Në këtë sezon të mundshëm timin e fundit i kisha vënë vetes synimin që të kthehesha për të luajtur vazhdimisht dhe jashtë vendit.

Unioni ma ofroi këtë mundësi, por ndërkohë objektivat e klubit ndryshuan gjatë sezonit aktual dhe me shumë respekt mes të gjithëve, president, drejtues dhe trajner, u vendos që të vazhdojmë secili në rrugën e tij.

Falënderoj të gjithë shokët e mi të dhe stafin, një familje që ma bëri jetën më të lehtë në këtë përvojë të paprecedentë jashtë Italisë. Sot ndryshoj shtet, por jo objektiva”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: