Tuesday, 26. May 2026
Sport

U rikthye me gol pas dëmtimit, Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

Mallorca fitoi sot me rezultatin minimal 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll.

Vendimtar në këtë takim ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili ishte autor i golit të tri pikëve për Mallorcan.

Muriqi arriti që të shënojë në minutën e 75-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Dani Rodriguez, duke u rikthyer kështu me sukses pas lëndimit.

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Muriqi u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore, e cila ishte më e larta se çdo lojtar tjetër në fushë.

Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit me Mallorcan në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon teksa ka edhe një asistim.

Mallorca do të rikthehet në aksion të hënën e ardhshme, ku do të presë në shtëpi Athletic Bilbaon.

Teilen: