Thursday, 21. May 2026
Sport

U shit nga Juvja në verë, Hauzen zbulon nga Anglia: Atje më trajtuan keq

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

I shitur nga Juvja gjatë verës për 15 milionë euro, Din Hauzen është bërë menjëherë një shtyllë e Bërnmëthit. Megjithatë, ndarja me Juventusin duket se i ka mbetur peng mbrojtësit që ka “sulmuar” bardhezinjtë në një prononcim për “Marca”.

Screenshot 2025-03-15 162359

“A ka vepruar klubi bardhezi keq me mua? Ndoshta. Shkova në huazim te Roma, u ktheva, dhe mund ta kuptoj që qëllimi ishte të më shisnin pasi mund të sillja para. Por, kam ardhur ditën e parë pas pushimeve dhe më thanë që duhet të largohesha.

Shtuan se nuk do më detyronin. Pastaj e bënë këtë duke më bërë të stërvitesha vetëm. Ishte pak e keqe sepse isha atje prej 3 vitesh. Doja vetëm të provoja të luaja me ekipin e parë”, tha Hauzen.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: