Monday, 19. January 2026
Sport

U shkarkua nga pankina e Romës, vjen reagimi i Zhoze Murinjos

GS 16/01/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri Zhoze Murinjo u shkarkua nga pankina e Romës pas humbjes me Milanin dhe rezultatet e dobëta.

MURINJO

Pas këtij vendimi, portugezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter. Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Fejnordit.

Me dy fjalë të vetme ai ka përshëndetur popullin verdhekuq: “Mirupafshim Roma”.

Rikujtojmë që Murinjo u shkarkua pas dy sezonesh e gjysmë nga Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë dhe humbi një finale Lige Europe.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: