Saturday, 21. March 2026
Sport

U shpall kampion me Partizanin në Shqipëri, jep dorëheqje trajneri italian

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Giovanni Colella edhe zyrtarisht është larguar nga posti i trajnerit të Partizanit të Beogradit.

  

Italiani mori drejtimin e “Demave” gjatë gushtit të verës së kaluar dhe udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të titullit kampion. I 17-ti në historinë e klubit kryeqytetas.

Por, 56-vjeçari ka dhënë dorëheqjen dhe drejtuesit e Partizanit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. 42 ndeshje regjistroi Colella si trajneri i Partizanit.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi”.

“Trajneri largohet nga Partizani pas një viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION”

“Falënderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen”.

“GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P“, lexohet në komunikatën zyrtare të kampionëve të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e klubit shqiptar./Lajmi.net/

Teilen: