Një tjetër episod që mund të rëndojë mbi tifozët e Interit në lidhje me organizimin e një grupi huliganësh që do të përballeshin me tifozëritë e tjera. Zanafilla e kësaj historie është në vitin 2019, kur luhej ndeshja mes Interit dhe Barcelonës.
Disa tifozë blaugranë kishin përgatitur një sulm ndaj atyre të zikaltërve një ditë përpara ndeshjes në lokalin që ata mblidheshin gjithmonë. Por gjithçka dështoi pas ndërhyrjes së policisë, por tifozët e Interit morën spunto për të krijuar një grup njerëzish të gatshëm dhe mbi të gjitha për t’u përballur me përleshjet fizike sa herë të ishte e nevojshme.
Grupi zikaltër kishte kërkuar edhe armë që do të përdoreshin gjatë përleshjeve. Në lidhje me këtë, Andrea Bereta ishte ai që nisi të merrej personalisht për të ndërtuar një grup huliganësh. Do ta bënte me një skuadër polake dhe kategorisë së tretë, Stal Stalova që njihet për një prirje të theksuar ndaj dhunës në stadiume dhe gjatë organizimit të ndeshjeve.
Në mbështetje të kësaj ideje, ka pasur një takim mes Beretes dhe Ivan Luraskit, asokohe lider i tifozëve të Hokejt të Milanos. Në përgjigjet e telefonatës së tyre thuhet: “Atëherë, do të më duhen disa tuba gome, të paktën ti kemi në rastet kur luajmë në shtëpi. Tifozët e Barcelonës dje erdhën me dorezat e kazmave. Na duhen që të jemi të përgatitur për situata të tilla”. Një tjetër person shton se do të kujdeset për flakadanët, bombat shpërthyese dhe tymueset. Bereta është dakord që nga tifozët ultras mund të prodhoheshin 70 tifozë huliganë dhe mund të dilnin në rrugë në çdo moment.
PANORAMASPORT.AL