Barcelona ishte një nga klubet më të interesuara për transferimin e Nicolo Tresoldi gjatë verës së kaluar, por katalanasit u zmbrapsën për shkak të vendosmërisë së Club Brugge për të lejuar largimin e sulmuesit të ri vetëm për shifrën 50 milionë euro.
Në vend të tij, Barcelona zgjodhi të transferonte Gabriel Jesus për 10 milionë euro. Duke shënuar tre tregolësha në katër javët e fundit, Tresoldi është bërë tashmë një nga lojtarët më të përfolur në futbollin evropian. 22-vjeçari ka shënuar gjithsej 16 gola që nga fillimi i sezonit: 12 për klubin e tij, Club Brugge, dhe katër të tjerë për kombëtaren gjermane U-21.
Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Tresoldi do të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së ardhshme dhe interesi për të tashmë është shumë i madh, duke nisur nga klube si Milan, Atletico Madrid, Dortmund e për të vazhduar me klube të tjera me financa shumë më të shëndosha si Bayern, Real Madrid, Arsenal e PSG.
Nëse verën e kaluar Club Brugge kërkoi 50 milionë euro, me siguri që në merkaton e ardhshme do të rriten akoma edhe më shumë pretendimet e klubit belg për kartonin e sulmuesit gjerman.