• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U vlerësua si talent i madh, ish-sulmuesi i Juventusit rishfaqet në Korenë e Veriut

21/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Han Kvang-song është shfaqur në Korenë e Veriut, afër dy vjet e gjysmë pas zhdukjes së tij pas periudhave të shkurtra te Kaljari dhe Juventusi në Serinë A. 

cagliari-calcio-v-udinese-calcio-serie-a-1024x683

Ai u vlerësua talent i madh që prej vitit 2017 kur për Kaljarinkishte shënuar “hat-trick” në ndeshjen e parë në stërvitje, në ditën e parë. Ai shënoi një gol e dhuroi një asistim para se të huazohej te Peruxhia. 

Koreano-veriori vazhdoi shkëlqimin në Serie B dhe në shtator të vitit 2019, iu bashkua Juventusit në formë huazimi me detyrim blerje për 3.5 milionë euro. Han shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime në 20 paraqitje për ekipin U23 të Juves. 

Nga Juventusi u transferua tek Al-Duhail për 7 milionë euro, skuadër me të cilën e fitoi titullin dhe shënoi tri gola në 10 paraqitje. 

Ndeshjen e fundit sulmuesi e zhvilloi më 21 gusht të vitit 2020 para se të zhdukej.  Por në këtë javë, gazeta “Coson Sinbo” ka treguar se Han Kvang-song ka qenë duke luajtur për një klub lokal, ndërsa i është kthyer edhe përfaqësueses së Koresë së Veriut. 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nga basti 50 euro me Klopin te 5 gjuhët e huaja dhe aventurat nëpër botë, rrëfimi i armenit Mkitarian: Ja sekretet e Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.