Kosova U19 e ka shkatërruar Ukrainën U19 me rezultat 4:0.
Në një mbizotërim të plotë me lojë dhe rezultat Dardanët U19 kanë triumfuar kundër Kombëtares së Ukrainës kuadër të grupit të 7-të të turneut kualifikues për Euro 2024, shkruan lajmi.net.
Talenti nga Mitrovica, Elvir Gashjani shkëlqeu në këtë ndeshje duke i realizuar dy gola.
Futbollisti i Llapit, shkëlqeu edhe me një asistim.
Zhvillimi i Gashijanit, që u zbulua në një shkollë të komuniteteve në Mitrovicë që për trajner e kishte Lavdim Behxhetin, është i hovshëm. E ardhmja e Gashijanit vlerësohet e ndritshme.
Tashmë te Llapi, Elviri vlerësohet prej talenteve më të mëdha në futbollin kosovar
Të martën (më 21 nëntor) Dardanët zhvillojnë ndeshjen e fundit kundër Maltës, që do të zhvillohet prej orës 14.30 dhe pas kësaj fitoreje shpresojnë të kalojnë “Elite Round”. /Lajmi.net/