Në mbrëmje, Onana u zyrtarizua te Manchester United, duke u prezantuar edhe me fanellën e tij të re.
“Djajtë e Kuq” siguruan shërbimet e tij dhe kamerunasi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me anglezët.
Edhe pse i lumtur për aventurën e re, Onana nuk mund të harrojë atë sezon fantastik që kaloi tek Inter, kur vetëm për një vit ai jo vetëm që u bë idhulli i tifozerisë, por tregoi se çfarë talenti madhështor ka.
“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se lamtumira do të jetë aq e vështirë. Para një viti u bëra zikaltër, shumë njerëz më thanë se ky klub dhe ky qytet kanë diçka të veçantë. Tashi mund ta konfirmoj.
Në ditët e para si zikaltër e kuptova se kjo është një familje, se të qenit interist është një mënyrë e të kuptuarit të jetës. U dashurova me San Siro, me “Curva Nord” dhe qytetin. Tashi rrethanat janë të duhura që unë të nis një fillim të ri në Manchester.
Po e bëj me entuziazëm të madh, por duke e ditur se do të më mungoni. Mirënjohje e përjetshme për të gjithë interistët. Ju e bëni këtë klub të madh”, është shprehur i emocionuar Onana./h.ll/abcnews.al